Nesër vazhdon gjykimi kundër ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Ndaj tij rëndon akuza e shpifjes për shkak të dëshmisë së tij në Neë York, për rastin ”Magyar Telekom”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bogoevski ka deklaruar në Neë York se 7.5 milionë euro janë sjellur në Maqedoni me veturë zyrtare për të blerë tre politikanë, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.
Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë 5.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoevski./Telegrafi/