Telegrafi

“Magyar Telekom”, dëshmitarët do të dëgjohen më 10 korrik

Në Gjykatën Penale sot është mbajtur diskutimi kryesor për lëndën “Magyar Telekom”, në të cilën është dëgjuar dëshmitari i propozuar dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet më 10 korrik, për dëgjimin e dëshmitarëve tjerë të ftuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të akuzuarit Atila Sendrej, Rolf Plat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare për gjashtë vite janë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Lënda “Magyar Telekom” është në fazën e dëshmive, gjegjësisht dëgjimit të dëshmitarëve, ku deri tani janë dëgjuar dësmitarë të propozuar nga prokuroria dhe një dëshmitarë nga pala mbrojtëse./Telegrafi/