Telegrafi

Maguire mund të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, por turpërohet në stërvitje nga driblimi i Sanchos

Jedon Sancho e ka dribluar deri në rrëzim për toke mbrojtësin e Manchester Unitedit, Harry Maguire.

Maguire ka kompletuar transferimin e tij te Manchester Unitedi nga Leicester Cityu gjatë muajit të kaluar.

Transferimi i tij thuhet se ka kushtuar plot 85 milionë euro dhe e ka bërë Maguiren mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Lexo po ashtu Mbrojtësit më të shtrenjtë në botë – Maguire merr primatin, lë pas emra si Van Dijk e De Ligt

Megjithatë, aftësitë e tij mbrojtësi janë kontestuar në stërvitjen e kombëtares angleze nga talenti i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Në përgatitjet e Tre Luanëve për dy ndeshjet eliminatore për Euro 2020, Sancho ka turpëruar Maguiren në stërvitje.

Lexo po ashtu Maguire është dribluar dy herë - derisa Van Dijk nuk ishte kaluar gjatë gjithë sezonit

Dyshja ishin kundërshtar ndaj njëri tjetrit, por kjo nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit të Unitedit, i cili në tentim për të ndalur u rrëzua pas driblimit.

Sancho vazhdoi shkëlqimin edhe më tej duke shënuar një gol me ‘panenka’, gol që mori duartrokitjet e bashkëlojtarëve. /Telegrafi/