Jedon Sancho e ka dribluar deri në rrëzim për toke mbrojtësin e Manchester Unitedit, Harry Maguire.
Maguire ka kompletuar transferimin e tij te Manchester Unitedi nga Leicester Cityu gjatë muajit të kaluar.
Transferimi i tij thuhet se ka kushtuar plot 85 milionë euro dhe e ka bërë Maguiren mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Megjithatë, aftësitë e tij mbrojtësi janë kontestuar në stërvitjen e kombëtares angleze nga talenti i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
Në përgatitjet e Tre Luanëve për dy ndeshjet eliminatore për Euro 2020, Sancho ka turpëruar Maguiren në stërvitje.
Dyshja ishin kundërshtar ndaj njëri tjetrit, por kjo nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit të Unitedit, i cili në tentim për të ndalur u rrëzua pas driblimit.
Sancho vazhdoi shkëlqimin edhe më tej duke shënuar një gol me ‘panenka’, gol që mori duartrokitjet e bashkëlojtarëve. /Telegrafi/