Lojtarët e Manchester United mposhtën mbrëmë Rangers në xhiron e parafundit të Ligës Evropiane dhe festën e tyre mund ta prishte Harry Maguire, i cili bëri një tjetër gabim të pabesueshëm në fund të ndeshjes.
United kaloi në epërsi në Old Trafford në minutën e 52-të me autogol nga portieri Jack Butland, i cili reagoi në mënyrë të ngathët pas goditjes nga këndi të Christian Eriksen dhe në minutën e 88-të Maguire u kujtoi tifozëve të Djajve të Kuq pse i frikësohen lëvizjeve të tij në mbrojtje, edhe pse ai ka luajtur disa ndeshje vërtet të mira së fundmi.
James Tavernier dërgoi një top të gjatë para zonës së penalltisë së United nga gjysma e tij e fushës dhe dukej sikur Maguire do ta largonte në mënyrë rutinore rrezikun me kokë.
Megjithatë, ai humbi topin, i cili më pas u pranua nga Cyriel Dessers dhe shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Fatmirësisht për United, në minutën e 92-të Bruno Fernandes shënoi për 2-1 me një asistim të Lisandro Martinez dhe kështu anuloi gabimin e Maguires, dhe Djajtë e Kuq janë në zonën që shpien direkt në 1/16 e Ligës së Evropës.
Të enjten e ardhshme, United do të vizitojë FCSB-në në Rumani dhe me një fitore do të siguronte kalimin në 1/16 e fazës, por mund të shkojë tutje edhe nëse fiton një pikë. /Telegrafi/