Grupi muzikor nga Rahoveci, Magnituda, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre të ri muzikor.
“Kujtimi” mban titullin kënga e tyre, të cilën ata e kanë sjell në versionin akustik dhe të shoqëruar me klip.
Kënga trajton një temë dashurie, dhe është sjellë në mënyrën më të mirë, të realizuar me orkestër.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe është xhiruar i tëri në vreshtat e Rahovecit.
Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Ikon Studio. /Telegrafi/