Revista Diabetes Care citon shkencëtarët të kenë thënë se këto të dhëna shpjegojnë arsyen e efektit pozitiv të drithërave integrale, të cilat janë të pasura me magnez.
Sipas mendimi të tyre, efekti i këtillë i magnezit vjen për shkak të veprimit të tij në disa enzima themelore për zbërthimin e glukozës në organizëm.
Studimi është i bazuar te të dhënat e grumbulluara nga 4.497 pjesëmarrës të moshave ndërmjet 18 dhe 30 vjeç, të cilët në fillim të studimit 20-vjeçar nuk kanë vuajtur nga diabeti.
Është vërtetuar se njerëzit të cilët konsumojnë 200 miligramë magnez në çdo 1.000 kalori të konsumuara, janë për 47% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga diabeti tip 2. /Telegrafi/