Gjatë studimit shkencëtarët kanë përcjellë më shumë se 87100 njerëz me moshë mesatare prej 57 vjet, gjatë një periudhe prej tetë viteve.
Ata kanë vërejtur se konsumimi i magnezit ul rrezikun për prekje nga kanceri i zorrës së trashë për 52%. Por ky efekt pozitiv i magnezit është vërejtur vetëm te meshkujt.
Përqendrimi veprues ka qenë sasia prej 327 mg magnez në ditë. Përndryshe doza e preferuar ditore e magnezit, që është shumë më e lartë se sa njerëzit konsumojnë, është 320 mg për femrat dhe 420 për meshkujt.
Ushqimet e pasura me magnez janë perimet e gjelbra, mishi, drithërat, frytet arrore dhe qumështi. /Telegrafi/