Telegrafi

Magjistralja Prishtinë-Podujevë: Kolona, lloç e shtëpi të çara nga punimet e rrugës në Bardhosh

Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tash e gjatë kohë, duket se po u shkaktojnë telashe banorëve e atyre që e frekuentojnë këtë rrugë.

E telashet u shtuan pas reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve, pasi banorëve u sollën dëme edhe në oborre.

Sherrin punimeve të rrugës, njëri nga banorët po ia sheh edhe brenda mureve të shtëpisë.

E në syrin e ekspertit të komunikacionit rrugor, Bekim , shkaku i këtyre pasojave është se, rruga është ngritë në një nivel më të lartë.

E nga ajo që thanë banorët, fundi i 2024-tës do të sjellë edhe finalizimin e këtyre punimeve në Bardhosh./Klan Kosova