Edhe pse jemi në stinën e verës, reshjet e shiut nuk po kanë të ndalur. Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër ka rënë sot në disa komuna në vend, duke bërë kështu që shumë rrugë të vërshohen nga uji.
Pas reshjeve, rruga në fshatin Maxhunaj, në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë është bërë e vështirë për tu kaluar pasi që e tëra është mbushur me ujë.
Kjo gjendje u ka krijuar vështirësi edhe veturave të cilat lëvizin në atë pjesë.
Kujtojmë se mot i tillë me reshje shiu dhe shtrëngata do të mbajë deri në vikend, ku pastaj pritet të ketë përmirësim të motit. /Telegrafi/