Nga pakujdesia e disa shoferëve në rrugët tona, pjesëmarrësit në komunikacion po përballen me rreziqe nga më të ndryshmet.
Një foto e dërguar nga një qytetar për emisionin “Zyra e Ankesave”, që transmetohet në RTV Dukagjini, tregon për një nga këto rreziqe që u kanosen pjesëmarrësve në trafik, por edhe qytetarëve përskaj rrugës.
Në rrugën magjistrale Mitrovicë- Vushtrri, një kamion lëvizë me një mbingarkesë të rrezikshme, e cila ka dalë edhe jashtë hapësirës së kufizuar në kamion./Telegrafi/