Telegrafi

Magjistrales 33 milionëshe si dihet fundi

Xhevdet Pozhari zyrtar për informim në Ministrinë e Transportit dhe Post – Telekomunikacionit, tha se, rruga magjistrale Fushë Kosovë – Sllatinë ende nuk ka përfunduar për shkaqe të kushteve atmosferike.

Ai tha se ka mbet pa u përfundua edhe shtresa e fundit e asfaltimit si dhe mbikalimi me rrethrrotullim në pikën ku kryqëzohet rruga për aeroport. Sipas tij, të gjitha këto punë do të përfundohen kur të “piqen” kushtet atmosferike.

Pozhari tha se, ata më së shumti janë përpjekë që rruga magjistrale të jetë në qarkullim për qytetarë, gjë kjo edhe e cila është arrit. Kjo rrugë magjistrale MTPT-së i ka kushtuar gjithsejtë 33 milion euro.