Site icon Telegrafi

Magjistari theu eshtrat kur numri i shkoi gabim (Video)

Mooney i cili përdorë emrin artistik Moodini i Madh përgatit numrin spektakular në pistën e garave të automobilëve në Atlanta. Ai lidhi duart me zinxhirë duke e lidhur zinxhirin pas një automobili dhe sipas planit ai duhej të lirohej para se makina ta tërhiqte atë, megjithatë nuk shkoi gjithçka sipas planit.

U përpoq t’i hiqte prangat, por makina ishte më e shpejtë duke e tërhequr zvarrë. Magjistari ra me kokë duke thyer disa eshtra, nyjen e dorës dhe disa gishta. “Falë Zotit që shpëtova gjallë”, tha magjistari i cili gjendet në spital në Atlanta. Ai tha se këtë numër e kishte ekzekutuar dy herë më parë me sukses, shkruan Daily Mail. Ai tha se zinxhiri nuk ishte në rregull dhe për këtë arsye nuk mundi të lirohej me kohë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version