Telegrafi

Magjistari i propozon martesë të dashurës përmes letrave të lojës (Video)

Lucas Olivares nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, i ka propozuar martesë Kristina Watson me anë të letrave për lojë.

Burri 33-vjeçar nuk ka rënë në njërin gju, por ka shfrytëzuar atë që di më së miri – truqet e ndryshme magjike, transmeton Telegrafi.

Ai e ka befasuar të dashurën në ditëlindjen e saj të 23-të, me unazën e martesës dhe propozimin në një formë unike.

Fillimisht, ai i ka kërkuar që t’i zgjedhë nga dy letra dhe t’i mbajë në mend. Më pas i ka ndryshuar ato me dy fletëza, ku shkruante: “A martohesh me mua?”

Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti i këndshëm kur ajo emocionohet dhe nuk i del zëri që ta pranojë ofertën. /Telegrafi/