Site icon Telegrafi

Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames

Dëshmitarët e rastit mbetën të tmerruar kur panë Dynamon duke performuar pikën e tij për shoun më të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”. Frayne deri më tash ka bërë emër me ekzekutimin e disa numra të komplikuar magjie.

Ndër ata që ishin dëshmitarë në shkathtësitë e tij ishin edhe Jay-Z, Will Smith, Busta Rhymes dhe Paris Hilton. Ai ka paralajmëruar se në emisionet e ardhshme do të shndërrojë borën e maleve të Australisë në diamante. Frayne ka mësuar zanatin nga gjyshi i tij, ndërsa duke u rritur ai e pasuroi edhe më shumë duke e kombinuar me dance dhe hip-hop elemente, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

 

Exit mobile version