Telegrafi

Magjiku Coutinho i shënon Crystal Palace gol të bukur nga gjuajta e lirë (Video)

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Crystal Palace me rezultat 1-0 në Ligën Premier.

Goli u shënua nga Philippe Coutinho në minutën e 24, me një goditje të mirë nga gjuajta e lirë.

Braziliani këtë sezon ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.

Coutinho ka shënuar 9 gola jashtë zonën së rreptësisë që nga sezoni 2015/16, më shumë se çdo lojtarë tjetër në Ligën Premier.

Kjo fitore e Reds do i mundësonte atyre të vazhdojnë në zonën e Ligës së Kampionëve.

Vlen të theksohet se ky ishte goli i 10 sezonal i tij në kampionatin elitar anglez. /Telegrafi/