Site icon Telegrafi

Magjia e shkëlqimit dhe xixave

Varësisht se a preferoni arin, argjendin apo bronzin, ka grim ideal që i përshtatet dukjes dhe personalitetit tuaj, pasi metalet dhe xixat shkëlqyese janë shumë të nxehta në këtë sezon, transmeton Telegrafi.

Modelet e Barbara Bui kanë pasur kapak të syve të lyer me ngjyrë ari të lëngët, hija e së cilave, ka krijuar një efekt si foli, në mes të syrit:

Tek Alexis Mabille, hija e syve e mbuluar me xixa metalike, ka bërë që të krijohen “sytë e maces” me një efekt të ashpër:

Në anën tjetër, Dries Van Noten ka treguar se shkëlqimi nuk do të thotë të jetë vetëm tek sytë, por edhe tek buzës, me të vendosur një shirit ari në mes të buzës:

Modelet e Ana Sui kanë reflektuar një stil bohemian, me anë të kapakëve shkëlqyes të syve me ngjyrë ari:

Tek House of Holland, kemi parë sy me shkëlqim tjetër, përveç arit, të kombinuar me një vijëzim të thjeshtë:

Detacheh ka treguar më shumë me anë të shkëlqimit dhe xixave, duke vënë në fytyrat e modeleve, yje të ndryshëm shkëlqyes:

Pa marrë parasysh, se në cilën pjesë të fytyrës keni vendosur të vëni shkëlqim apo xixa, kujdesuni që në pjesën tjetër të fytyrës mos të veni grim të dukshëm, për të pasur një pamje shumë më harmonike. /Telegrafi/
 

Exit mobile version