Telegrafi

Magjia e Lionel Messit ndaj Italisë – driblimi ndaj Di Lorenzos me kthesë dhe asistim i jashtëzakonshëm te Lautaro që u kthye në gol

Lionel Messi dëshmoi se është ende një nga dribluesit më elegantë të futbollit botëror, pasi kaloi me stil Giovanni Di Lorenzo gjatë ndeshjes së Argjentinë kundër Italisë.

Skuadra e Lionel Scalonit ngriti trofeun e Finalissima të mërkurën në mbrëmje pas një fitoreje dominuese me rezultat 3-0 në stadiumin Ëembley.

Ndeshja mes fituesve të Copa America dhe Euro 2020 u ndez në minutën e 27-të dhe atë falë superyllit të Paris Saint-Germain, Leo Messit.

Messi mori topin jashtë zonës dhe Di Lorenzo vendosi ta sulmonte fort, por mbrojtësi i Napolit u pendua shpejt.

Në vend që ta lëshonte topin, Messi iu kthye Di Lorenzos bukur dhe u fut në zonë. Më pas ai pasoi te Lautaro Martinez i cili ishte i vetëm përballë portës.

Aksioni i Messit u cilësua si aksion me balancë, shpejtësi dhe më e rëndësishmja, saktësi. Gjëra sensacionale që di t’i krijojë argjentinasi.

Shumë tifozët në internet kanë reaguar ndaj magjisë së Messit, duke e shijuar momentin dhe duke i dhënë lëvdatat shtatë herë fituesit të ‘Topit të Artë”. /Telegrafi/