Site icon Telegrafi

Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor

Në një qytet ku është gjithmonë në lëvizje, aty ku energjia e njerëzve dhe ngjyrat e qytetit kombinohen për të krijuar një atmosferë të veçantë, Albi Mall ka përgatitur diçka vërtetë magjike edhe këtë vit. 

Më 15 nëntor, qendra më e frekuentuar e kryeqytetit do të ndezë dritat festive, duke sjellë një organizim spektakular që do t’i jap një ngjyrë të re sezonit të festave dhe do të ndezë shpirtin e qytetit në prag të fundvitit.

Nata e ndritshme e festave

Të gjitha rrugët do të çojnë në Albi Mall këtë të premte pasdite, pasi kjo qendër tregtare do të hapë dyert për një ngjarje që nuk duhet humbur. Plot drita të ngrohta të dimrit, që do të transformojnë çdo kënd në një vend plot magji, duke krijuar një atmosferë që fton të gjithë për të festuar. 

Shfaqje mbresëlënëse dhe aktivitete festive 

Program i pasur me aktivitete është përgatitur për këtë ngjarje madhështore, ku do të japin atmosferën e duhur për të hapur festat e fundvitit, me performanca dhe aktivitete për të gjithë familjen.

Albi Mall është i njohur për ndihmën që ofron për ata që kërkojnë një vend ku mund të gjejnë çdo gjë për dhurata dhe dekorime të festave. 

Ky organizim do të sjellë më shumë se vetëm një ndezje dritash. Do të sjellë ngrohtësinë e festave, bashkë me ndjenjën e bashkimit dhe gëzimit, duke shënuar fillimin e periudhës festive në qytet, një moment që do të bashkojë vizitorët dhe familjet për të kaluar kohë së bashku në një ambient magjik. 

Bëhuni pjesë e momenteve magjike të festave

Për ata që janë gati për të festuar, për ata që duan të ndihen pjesë e një ngjarje të veçantë dhe për ata që janë në kërkim të magjisë së festave, Albi Mall është destinacioni i duhur. 

Ky moment është një mundësi e shkëlqyer për t’u ndjerë pjesë e një ngjarje të madhe që do të krijoj kujtimet më të bukura për festat e fundvitit. 

Prandaj, mos e humbisni këtë mundësi të veçantë dhe bashkohuni në Albi Mall më 15 Nëntor në orën 18:00, për të nisur sezonin e festave në mënyrën më të bukur!

Exit mobile version