Telegrafi

Magjia e bishtit të ulët: E mahnitshme me shtatë dekorime të madhësive të ndryshme

Karficat praktike dhe të bukura mund të zëvendësojnë bizhuteritë dhe t’u japin flokëve një dukje magjepsëse

Ato janë të shkëlqyera për disa kombinime të errëta ose kur bëhet fjalë për një takim të veçantë.

Përveç rruazave të bardha, ka kopsa të ndryshme, por edhe rripa lëkure me të cilat mund të përmirësoni stilin tuaj.

Një fjongo prej kadifeje është pjesë e stileve për raste të ndryshme, nga dasmat e deri te shkuarja në restorant pas punës, transmeton Telegrafi.

Llastiku me perla është aq elegant sa do të zbukurojë flokët në vend të qafës.

Shiritat e zakonshëm të flokëve mund të vendosen sipër bishtit në vend të rreth fytyrës.

Një mbërtheckë e bukur në ngjyrë ari është ideale për adhurueset e stilit minimalist.

Rripi prej lëkure është i lezetshëm dhe shumë i thjeshtë – rripi i zi duket mjaft djaloshar.

Markat e njohura kanë kapëse flokësh të ndryshme dhe të ngjashme që do të gjeni në dyqanet e modës.

Shamia është një nga ato detaje që zë një vend të veçantë në botën e stilit, ne e mbajmë atë në shumë mënyra. /Telegrafi/