Avery Chin dhe Sylvia Lim nga Malajzia, e kanë thyer rekordin me ndërrimin e 18 veshjeve brenda vetëm një minute.
Ata kanë hyrë në Librin e Rekordeve të Guinnessit, duke e tejkaluar rezultatin e mëparshëm me 16 ndërrime, transmeton Telegrafi.
Në videon që do ta shihni më poshtë, mashkulli e ngre dhe e ul poshtë një “kabinë” improvizuese, ndërsa Lim shfaqej shpejtë me rroba tjera: prej fustanit që ia mbulonte tërë trupin e deri te tjetri më i zbuluar.
Në fund të videos, mund të shihni se si Chin i hedh asaj letra të shndritshme që e veshin si me magji me fustan të gjatë të bardhë. /Telegrafi/