Telegrafi

Magic i shkakton humbjen e nëntë Cavaliers

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers kanë pësuar humbjen e radhës që nga larimi nga skuadra e LeBron Jamesit.

‘Kalorësit’ kësaj radhe ishin më të dobët për dy pikë se basketbollistët e Orlando Magic, ku këta të fundit triumfuan me rezultat 102-100.

Vetëm në periudhën e tretë arritën të tregojnë cilësitë e tyre lojtarët e Cavs, por që nuk ishte e mjaftueshme të shmangin humbjen e radhës.

George Hill ishte basketbollisti më i mirë te Cavaliers me 22 pikë, gjersa tre më pak i realizoi Tristan Thompson.

Te ‘magjikët’ më i miri në parket Aaron Gordon me 23 pikë, por që për një kërcim nuk arriti të regjistroj ‘double-double’. Lojë të mirë shfaqen edhe Evan Fournier dhe Terrence Ross, ku secili shënoi nga 15 sosh.

Lexo po ashtu Rezutlatet e mbrëmjes së kaluar në NBA

Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej nëntë humbjeve dhe një fitore gjersa për Magic kjo ishte fitorja e katërt kundrejt gjashtë humbjeve.

Në takimin e parë Cavaliers do të takohet me Oklahoma City Thunders gjersa Orlando do të ballafaqohet me Detroit Pistons. /Telegrafi/