Site icon Telegrafi

Magazina në Përmet kishte 11 tonelata kanabis

Zbardhen detaje të reja në lidhje me magazinën me kanabis sativa të tharë që është gjetur në një fshat të Përmetit.

Burime nga policia thanë për syri.net se ka përfunduar gjithë peshimi i lëndës narkotike dhe tani është edhe pesha e saktë.

Bëhet fjalë për 11 ton e 640 kilogramë kanabis sativa që ishin fshehur në një magazinë në fshatin Pagri të rrethit Përmet.

Në operacion janë përfshirë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Exit mobile version