Telegrafi

Magath: Bayerni është klubi më i mirë në Evropë

“Pas humbjes së Barcelonës në Milano, duhet ta kuptoni se është (Bayerni, klubi më i mirë në Evropë). Jam i bindur se do të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve”.

“Ata po luajnë më mirë se kurrë më parë. Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, gjasat janë të mëdha që ta fitojnë titullin”, ka deklaruar Magath për Die Welt.

Bayerni është 17 pikë larg vendit të dytë në Bundesliga, luan në DFB Pokal kundër Borussia Dormundit dhe është pranë kualifikimit të çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/