Telegrafi

Magath: Bayerni do të lëshojë pikë

“Bayern Munichu mund të pësojë edhe dy herë. Por, ata janë ende në Ligën e Kampionëve. Nëse ata arrijnë finalen, jam i bindur se edhe një barazim është duke i pritur”.

“Nuk ka lidhje si shkojnë dy ndeshjet e mbetura, sepse është e sigurt që unë do të vazhdoj punën time te Schalke edhe vitin e ardhshëm. Së bashku me Clemens Toennies jemi pajtuar që të vazhdojmë këtë rrugë, për ta shpjerë Schalken jo vetëm në maje të Bundeligas, por edhe të Evropës”, deklaroi Magath për faqen zyrtare të Schalkes. /Telegrafi/