Sulmuesi i talentuar nga Shqipëria, Artur Magani i ka siguruar tri pikët Lirisë në udhëtim te Flamurtari 1-2.
Falë golit të tij që shënoi në minutën e 60′ ndaj Flamurtarit, Liria mbetet në garë për titullin e kampionit.
Goli ndaj Flamurtarit ishte i 11-ti në këtë kampionat për Maganin që tani ka marrë primatin në listën e golashënuesve.
Në pozitën e dytë me nga 10 gola të shënuar janë katër futbollistë të ndryshëm.
Mirlind Daku ka arritur në kuotën e 10 golave pas golit ndaj Trepçës ’89 në fundjavë.
Me nga 10 gola janë edhe Kastriot Rexha i Dritës, Genc Hamiti i Drenicës dhe Oto John i Trepçës ’89.
Ndërkohë me nëntë gola mbetet sulmuesi tjetër i Dritës, Xhevdet Shabani. /Telegrafi/