Piqen në vetëm 15 minuta dhe janë shumë të shëndetshëm
Do të keni një vakt shumë të shijshëm, të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Përbërësit:
– 200 g spinaq,
– 9 vezë,
– 150 g kërpudha,
– 100 ml qumësht,
– kripë,
– piper,
– 100 g kaçkavall.
Përgatitja:
Thyeni vezët në një enë dhe tundni.
Shtoni kërpudhat e fërguara, spinaqin e zier, kaçkavallin e grirë në rende, qumështin, kripën, piperin dhe përzieni mirë.
Lyeni kallëpin e mafinëve dhe hidheni përzierjen.
Vendosni nga një fetë kërpudhe në çdo mafinë.
Piqni në 180 gradë Celsius.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.