Site icon Telegrafi

Mafia siciliane vret emigrantin në mes të rrugës (Video)

Kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando ka vënë alarmin këtë të premte pasi sipas tij bosët e mafias siciliane u kanë “shpallur luftë” emigrantëve pas dyndjeve masive në brigjet italiane.

Shkak për këtë deklaratë të tij është bërë vrasja e një emigranti të pafajshëm në mes të rrugës nga një mafioz i “Cosa Nostra”.

Autori i vrasjes është arrestuar menjëherë nga policia, por ekziston ende frika për një tensionim të situatës.

Në video shihet qartë mafiozi italian që vrau emigrantin.

https://www.youtube.com/watch?v=oIPt2vGUiQ8

Exit mobile version