Në fillim të viteve 2000, mafia malteze që drejtonte biznesin e seksit në Soho të Britanisë së Madhe u detyrua të zmbrapsej nga mafia shqiptare.
Në librin e tij “Kjo është londra” të Ben Judah, autori shkruan: “Konfliktet e Ballakanit sollën të paktën 30 mijë njerëz nga Shqipëria e Kosova në Londër. Sollën bashkë me ta edhe qindra gangterë, veteran të UÇK dhe vëllezër të betuar nga klanet kriminale të jugut të Shqipërisë. Ata u punësuan fillimisht si truproja. Në fillim të viteve 2000, ata që drejtonin bordellot në Soho ishin maltezë, drejtues të një grupi të vjetër mafioz. Shqiptarët i sfiduan, duke i quajtur si biseksualë me papijon të kuq e me këmisha me lule që shesin vetëm vajza të shëmtuar nga Neëcastle në Upon Tyne. Të veshur me xhaketa lëkure, duke tymosur puro në 4 të mëngjesit përpara bordellove malteze në Greek Street, atyre u lindi një ide. Ata mund ta pushtonin Sohon.
“Maltezi i parë që u ra në gjunjë ishte kur një truprojë i vuri një pistoletë në kokë. Duke u dridhur nën xhaketën e tij ngjyrë vjollcë ai pranoi ta shiste biznesin e tij. Por tani ata kishin nevojë për vajza. Vajza më të mira dhe më të lira. Një shqiptar mori një kamion dhe u nis për në Moldavi. Brodhën nëpër fshatra duke u premtuar karrierë të shkëlqyer si kameriere dhe modele. Më pas i përdhunuan dhe trafikuan”, shkruan Judah.
Sipas tij, në këtë mënyrë “shqiptarët e shkatërruan mafian malteze. Por ky nuk ishte biznesi më i mirë i tyre. Ai ishte parkingu me pagesë në Ëestminster. Kjo zonë përdor parkimet me xhetona. Shqiptarëve u shndërritën sytë kur i panë. Qindra mijëra monedha 1 dhe 2 stërlinëshe ishin rrugëve. Fillimisht i vidhnin duke i prishur aparatet. Më pas korruptuan një polic bashkiak me origjinë ganeze duke i marrë uniformën dhe çelësin që hapte aparatet dhe ia nisën punës”.
“Mafia shqiptare pati shumë sukses në vitet 2005 – 2006. Ata kishin pushtuar të gjitha shtëpitë publike dhe kishin vjedhur aparatet e parkingjeve. Por më pas e kaluan cakun. “Mbledhësit” e monedhave ishin ndarë në dysh. Por marrëveshja nuk mbajti gjatë. Palët u takuan në një bar, gjysmë-bodrum, në East Acton dhe mes lojës së kartave dhe alkoolit, krerët e grupeve përfunduan duke qëlluar njëri – tjetrin me armë”.
Shumë vajza u dërguan në Britaninë e Madhe. Shtëpitë publike po shtoheshin, por shumica jashtë ndërtesave në Baysëater dhe Kensington. Policia veproi më në fund dhe i arrestoi krerët e grupeve mafioze. Ata nuk e kishin menduar kurrë se do të dënoheshin me nga 50 vjet burg”./Lapsi.al