Presidenti Nicolas Maduro ka pohuar se Donald Trump ka urdhëruar qeverinë kolumbiane dhe mafien që ta vrasin atë, pasi një aeroplan misterioz rus ka aterruar në Venezuelë këtë javë “për të nxjerrë arin nga banka qendrore”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maduro tha se nuk ka asnjë dyshim se presidenti amerikan ‘i dha urdhër Kolumbisë për të më vrarë’ dhe se nëse diçka i ndodh atij ‘Donald Trump do të jetë përgjegjës’.
Pavarësisht vijës së tij të ashpër kundër Trump, Maduro tha se është i gatshëm të negociojë me Juan Guaido, i cili u njoh si president nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore që nga java e kaluar.
Ndryshe presidenti Trump u ka bërë thirrje gjithashtu amerikanëve të mos udhëtojnë në Venezuelë mes tensioneve në rritje, duke i bërë jehonë paralajmërimit të Departamentit të Shtetit se vendi është i paqëndrueshëm.
Ai gjithashtu tha të mërkurën në mëngjes se sanksionet e rrepta të Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj Venezuelas dhe fakti që ai kishte i ndërprerë të ardhurat e naftës ishin arsyeja pse Maduro po shqyrtonte negociatat me opozitën. /Telegrafi/