Site icon Telegrafi

Maduro favorit në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Pritet që Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro të fitojë mandatin e dytë gjashtë-vjeçar në zgjedhjet e sotme, pavarësisht thellimit të krizës që ka çuar në mungesë të ushqimit, rritje të inflacionit dhe rënie të prodhimit të naftës në vendin që dikur ishte i pasur.

Mbi një milion banorë të Venezuelës gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në mërgim. Ata që kanë mbetur përballen me radhë të gjatë, ku me orë të tëra presin për të marrë ushqim të subvencionuar dhe për të tërhequr para të gatshme që është pothuajse e pamundur të gjesh, përcjell Telegrafi.

Edhe pse sondazhet tregojnë se venezuelasit në masë të madhe fajësojnë Maduron për problemet e tyre gjithnjë e në rritje, ai vazhdon të mbetet favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale për shkak se rivali i tij kryesor bojkoton zgjedhjet për shkak të mungesës të madhe të besimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Maduro fushatën zgjedhore e përfundoi të enjten duke vallëzuar në binë para masës së tubuar, pas së cilës për krizën gjithnjë e më të thellë të Venezuelës fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për orkestrimin e ‘luftës ekonomike’.

Exit mobile version