Site icon Telegrafi

Madridit i kërkohet tua ndalojë meshkujve “hapjen e këmbëve” në transportin publik

Zyrtarët e Madridit po nxiten të ndalojnë meshkujt nga “hapja e këmbëve” kur ata janë të ulur në ulëset e trenave të qytetit.

Sipas shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grup të grave të quajtur “Mujeres en Lucha” të cilat kanë nisur një fushatë për të ndaluar udhëtarët meshkuj që të marrin aq shumë hapësirë në transportin publik.

Siç thuhet më tej, ata duan që Bashkia e Madridit të vendos postera me shpresë se ata që janë fajtorë për “shtrirjen e këmbëve” të jenë më të kujdesshëm ndaj udhëtarëve të tjerë.

Kjo iniciativë vjen pasi politikanët në partinë e majtë CUP bënë thirrje për një fushatë për t’i dhënë fund praktikës.

“Kjo nuk është diçka që ndodh në mënyrë sporadike, nëse shikoni, ju do të kuptoni se kjo është një praktikë shumë e zakonshme”, thuhet ndër tjerash në peticion. /Telegrafi/

Exit mobile version