Telegrafi

Madridi tallet me deklaratën e pavarësisë së kreut katalanas

Qeveria spanjolle ka hedhur poshtë deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont dhe hodhi poshtë thirrjet për ndërmjetësim.

Zëvendëskryeministri i Spanjës e përshkroi  Puigdemont si dikush “i cili nuk e di se ku është dhe ku po shkon”.

Kryeministri Mariano Rajoy do të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar hapat e ardhshëm të qeverisë.

Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaloi zbatimin e saj për t’i lëshuar vend  negociatave.

Kishte spekulime se presidenti katalanas mund të shpallë pavarësinë dhe të vërë në lëvizje këtë veprim, duke e zhytur Spanjën në një krizë edhe më të thellë politike.

Spanja ka qenë në trazirë që nga një referendum i diskutueshëm më 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Duke ju drejtuar parlamentit katalan në Barcelonë, Puigdemont tha se rajoni autonom kishte fituar të drejtën për të qenë i pavarur si rezultat i votimit.