Telegrafi

Madridi kërcënon Kataloninë

Qeveria e Spanjës paralajmëroi sot se do të dërgojë policinë në Kataloni, nëse nuk do të garantohet siguria në krahinën spanjolle.

Paralajmërimi i ashpër vjen pasi policia rajonale nuk ndërhyri gjatë demonstratave të fundjavës e kaluar, kur demonstruesit kërkuan pavarësinë e Katalonisë.

Gjatë protestës u bllokuan autostradat kryesore dhe mbështetësit për pavarësi kanë lejuar makinat të kalojnë falas stacionet me pagesë, ndërsa policia rajonale nuk reagoi.

Pas përpjekjes së vitit të kaluar për të fituar pavarësinë e Katalonisë, gjë që çoi në një krizë të jashtëzakonshme politike, zyrtarët e Katalonisë dhe pushtetit qendror filluan dialogun në qershor, kur e re e qendrës së majtë qeveria mori pushtetin në Madrid.