Madonna bëri së fundmi një postim në Instagram duke zbuluar pesë ‘rregullat e shtëpisë’.
Në postimin në InstaStory, këngëtarja 64-vjeçare ndau pesë rregulla të thjeshta, të cilave duhet t’u përmbahen të gjithë në shtëpi.
Lista e shkurtër e mbretëreshës së pop-it përfshinte gjëra pozitive që i kujtonin vetes të ‘buzëqeshte’, ‘të jetë e lumtur’ dhe ‘të dëgjojë të tjerët’.
Rregullat përfshinin gjithashtu sugjerimet për të ‘të folur mirë’ dhe ‘të jesh i kënaqur me atë që ke’.
Pesë rregullat pozitive dukej se ishin një kujtesë për atë dhe për gjashtë fëmijët e saj.
Ikona e muzikës vendosi të mos shkruante një mbishkrim për postimin dhe la shenjën thjeshtë të fliste vetë.
Madonna javë më parë u njoftua se ka nisur një lidhje dashurie me një boksier 39 vjet më të ri në moshë.
Lidhja e saj nisi pak ditë pas ndarjes nga mori Andrew Darnell. /Telegrafi/