Ajo nuk ka turp të shfaqet në forma të ndryshme në rrjetet sociale.
Dhe Madonna mori vëmendje sërish me poza të tjera seksi, me një palë pantallona të shkurtra, geta rrjetë e një triko ngjyrë të gjelbër.
Krijuesja e hitit “Material Girl”, 64-vjeçe, po ngiste një motoçikletë në këto imazhe ndërsa shfaqte figurën e mahnitshme.
Madonna e kompletoi dukjen me një palë çizme të gjata mbi gju, syze dielli dhe një aksesor të madh argjendi.
Ajo lëshoi flokët kaçurrele në formë të valëzuar dhe bëri disa imazhe ngacmuese.
Këto vijnë pak ditë pas një videoje po ashtu provokuese që u bë virale në TikTok.
Artistja mori reagime të shumta kryesisht negative për shkak të moshës që ka, në bazë të sjelljeve të pahijshme.
Madje shumë nga fansat ngelën të shqetësuar marrë parasysh që këto veprime janë shpeshtuar nga ana e autores së këngës “Hung Up”. /Telegrafi/