Site icon Telegrafi

Madonna uron ditëlindjen e të dashurit të saj 26 vjeçar

Madonna (Foto: Mike Coppola/Getty Images for People.com/Guliver)

Këngëtarja Madonna ka shprehur dashurinë ndaj të dashurit të saj 26 vjeçar, me rastin e ditëlindjes së tij.

Derisa po qëndron në izolim, 61-vjeçarja ka theksuar se nuk ka njeri më të mirë për ta kaluar kohën sesa Ahlamalik Williams, shkruan Mirror. Këngëtarja mund të jetë afër moshës së daljes në pension, por ajo vërtetoi se është aq e re në zemër.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, mbretëresha e muzikës pop ka ndarë disa fotografi të realizuara me të dashurin e saj.

Madonna (Foto nga Monica Schipper/Getty Images for New York Fashion Week: The Shows/Guliver)

Krijuesja e hitit “Material Girl” shpjegoi se ajo ishte duke u izoluar me të riun në mes të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit, dhe dukej shumë e lumtur që ishte e mbyllur me të dashurin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkroi Madonna përkrah një ’emoji’ me zemër të kuqe. “Unë nuk mund të mendoj se mund të ketë një person tjetër më të mirë për të qëndruar në karantinë”, ka shtuar ajo.

 

 

Ahlamalik Williams, i cili është 26 vjeçar është dy vjet më i madh se vajza e Madonnas, Lourdes Ciccone Leon, e cila mbush 24 vjet në tetor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version