Site icon Telegrafi

Madonna u censurua nga Instagrami për përhapje të dezinformatave rreth coronavirusit

Madonna (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ylli i muzikës pop, Madonna, është censuruar nga Instagrami, pasi ka ndarë një video në lidhje me një teori konspirative për coronavirusin për 15 milionë ndjekësit.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për COVID-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen më shumë”.

Instagram e bëri të paqartë videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”.

Videoja u fshi më vonë nga faqja në Instagramin e Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj këtij vendimi.

Lexo po ashtu Madonna thotë se ka pasur coronavirus

Midis tyre ishte ylli i popit, Annie Lennox, e cila komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë”.

“Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.

Madonna (Foto: Instagram)

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të tilla rreth coronavirusit.

Në mars, ajo postoi një video nga banjo e saj duke përshkruar virusin si ‘barazimin e shkëlqyeshëm’.

Dy muaj më vonë, zbuloi se kishte rezultuar pozitive për antitrupat, gjoja duke dhënë imunitetin e saj nga sëmundja. /Telegrafi/

Madonna (Foto: Instagram)
Exit mobile version