Mbretëresha e muzikës pop Madonna këtë vit mori çmim “Gruaja e vitit”, të cilin e ndanë revista e njohur Billboard.
Por, këngëtarja me fjalimin me rastin e ceremonisë së marrjes së çmimit ka rrëfyer një pjesë të jetës, ku ka zbuluar edhe një detaj ende të panjohur deri më tani prej jetës.
“Kur u vendosa në Ņew York isha adoleshente. Vitin e parë më kërcënuan me armë. Më pas më përdhunuan në çati gjersa më mbanin thikën në qafë. Më pas kam humbur të gjithë miqtë që kam pasur. Ata ndërruan jetë shkaku i sëmundjes së HIV/AIDS, drogës ose plumbave. Më mori shumë kohë derisa ta marr veten”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
Ajo e përfundoi fjalën e saj duke iu referuar seksizmit femëror duke thënë se femrat duhet të jenë më sy çel.
“Ata na mësojnë se duhet të jemi të bukura, të ëmbël dhe seksi, por ne nuk duhet të jemi shumë të zgjuara. Ju nuk duhet të keni një mendim personal. Mos i ndani fantazitë tuaja seksuale me botën”, përfundoi Madonna. /Telegrafi/