Madonna ka zbuluar se ajo u dënua me një gjobë prej një milion dollarësh nga qeveria ruse.
Ikona 61-vjeçare e muzikës pop bëri të ditur përmes Twitter se asaj iu dha një gjobë në vitin 2012 “për mbështetjen e komunitetit Gay”, shkruan DailyMail.
“Unë e bëra këtë fjalim në një koncert në Shën Petersburg tetë vjet më parë,” filloi statusin e saj në Twitter krijuesja e hitit “Ray of Light”.
I made this speech at a concert in St. Petersburg 8 years ago. I was fined 1 million dollars by The government for supporting the Gay community.
I never paid……………….. #freedomofspeech #powertothepeople#mdna https://t.co/6wH53V4aUn pic.twitter.com/LGhV5gUerc— Madonna (@Madonna) July 20, 2020
“Unë u gjobita me një milion dollarë nga qeveria për mbështetjen e komunitetit Gay”, vazhdoi artistja, emri i plotë i së cilës është Madonna Louise Ciccone.
Ajo përfundoi statusin e saj duke shkruar: “Unë kurrë nuk e pagova”.
Krahas këtij statusi, këngëtarja publikoi edhe një video e fjalimit në fjalë, gjatë së cilës Madonna u kishte thënë audiencës në Shën Petersburg, shumë prej të cilëve mbanin flamuj me ylber: “Unë jam këtu për të thënë se komuniteti gay, dhe homoseksualët, këtu dhe në të gjithë botën, kanë të njëjtat të drejta … të njëjtat të drejta për t’u trajtuar me dinjitet, me respekt, me tolerancë, me dhembshuri, me dashuri”.
Rusia në mënyrë të famshme ka mbajtur prej kohësh pikëpamje konservative në lidhje me homoseksualitetin, dhe në vitin 2013 u miratua një ligj federal që ndalonte mbështetjen e publikut për marrëdhëniet seksuale “jo-tradicionale”. /Telegrafi/