Site icon Telegrafi

Madonna do t’i ndërtojë edhe katër shkolla në Malawi

attends the Billboard Women in Music 2016 event on December 9, 2016 in New York City.

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malawi gjatë vitit 2018.

Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit që duan të shohin në atë vend.

(Foto: Getty Images)

Këngëtarja amerikane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”.

Me katër shkollat e reja në atë vend, 59-vjeçarja do të ngrejë në 14 numrin e përgjithshëm të objekteve shkollore.

Mesazhin e postuar në Instagram, Madonna e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me disa fëmijë afrikanë.

Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi i ka katër fëmijë të adoptuar nga ai vend.

Në fillim të vitit 2017, ajo i adoptoi binjakët katërvjeçarë, ndërsa më herët ka adoptuar një djalë dhe një vajzë po nga Malawi. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version