Madonna ka qenë në gjendje të thyejë ligjin për të gjetur parkim për veturën e saj.
Ylli i muzikës duket se ka problem për të gjetur vend për veturat e saj prandaj i është dashur të mashtrojë edhe fqinjët duke vendosur tabela të rreme, transmeton Telegrafi.
Thuhet se stafi i këngëtares që jeton në një shtëpi 40 milionë dollarëshe kanë vendosur disa tabela që ndalojnë parkimin e veturave të të tjerëve për të siguruar vend për veturat e Madonnës.
Kjo gjë është vërejtur nga fqinjët e saj të cilët e kanë kuptuar se tabelat janë fallce dhe kanë lajmëruar Agjensinë e Transportit, e cila ka vizituar menjëherë mbretëreshën e pop-it./Telegrafi/.