Madonna ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në rrjetet sociale që nga shtrimi në spital.
64-vjeçarja u shtrua në spital në fillim të këtij muaji, me raportimet se ajo po ‘vjellte në mënyrë të pakontrolluar’.
Krijuesja e hitit “Material Girl” u dërgua me urgjencë në një ambulancë për trajtim, me mjekët që zbuluan se ajo kishte kontraktuar një infeksion të rëndë bakterial, por fatmirësisht më vonë u konfirmua se ishte kthyer në shtëpi dhe se po bënte më mirë.
Ajo mes tjerash ka folur edhe për turneun e saj, të cilin e la në gjysmë për shkak të problemeve me shëndetin.
Këngëtarja e “Vogue” shkroi: “Faleminderit për energjinë pozitive, lutjet dhe fjalët shëruese e inkurajuese”.
“E kam ndjerë dashurinë tuaj. Jam në rrugën e shërimit dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time”.
“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi”, shtoi mes tjerash ikona e muzikës pop.
“Mendimi im i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja askënd që bleu bileta për turneun tim”.
“Gjithashtu nuk doja t’i zhgënjej njerëzit që kanë punuar pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit për të krijuar shfaqjet e mia. E urrej të zhgënjej dikë”.
Ajo vazhdoi: “Fokusi im tani është shëndeti im dhe forcimi dhe ju siguroj se do të kthehem me ju sa më shpejt që të mundem”.
“Plani aktual është që të riplanifikohet pjesa e turneut në Amerikën e Veriut dhe të fillojë në tetor në Evropë. Nuk mund të isha më mirënjohëse për kujdesin dhe mbështetjen tuaj. Me dashuri, M”, përfundoi postimi i Madonnas. /Telegrafi/