Site icon Telegrafi

Madonna thotë se ka pasur coronavirus

Madonna (Foto: Ezra Shaw/Getty Images/Guliver)

Madonna tha të enjten se ajo është rikuperuar nga coronavirusi, i cili e detyroi të tërhiqej nga një seri koncertesh në Paris në muajin shkurt dhe mars.

Mbretëresha e muzikës pop tha që ajo ishte testuar pozitive për antitrupa që mund të nënkuptojë që ajo kishte COVID-19 – megjithëse ajo tha se kjo ndodhi në kohën kur ajo nuk e kuptonte se çfarë kishte.

“Unë nuk jam e sëmurë aktualisht”, u tha ajo 15 milionë ndjekësve të saj në Instagram, shkruan DailyMail.

Madonna (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

“Kur testoheni pozitivë për antitrupat do të thotë që keni pasur virusin, të cilin unë qartë e kalova pasi isha e sëmurë në fund të turneut tim në Paris mbi shtatë javë më parë, së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjen time”, tha ajo.

Ylli 61-vjeçar këndoi vetëm një natë në Paris më 22 shkurt përpara se të bënte njoftimin për ndërprerje të turneut.

Ajo më vonë anuloi dy koncerte të tjera në Paris, pasi autoritetet franceze ndaluan mbledhje të mëdha në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit në fillim të marsit.

“Faleminderit Zotit të gjithë jemi të shëndetshëm dhe mirë tani”, shkroi tutje këngëtarja në postimin e saj.

Madonna (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Datat në turneun e Madonës në Paris duket se janë mallkuar, qysh nga koncerti i saj i parë që nuk filloi deri pas mesnatës, tre orë e gjysmë me vonesë.

Shkencëtarët janë skeptikë në lidhje me saktësinë e shumë testeve të antitrupave të cilat pretendohet se tregojnë që një person e ka pasur virusin.

Disa paralajmëruan që edhe ato teste që plotësojnë standardet joformale të qeverisë amerikane mund të prodhojnë pozita false.

Këngëtarja zbuloi se ajo kishte virusin pasi shkroi një artikull në lidhje me dhurimin e saj prej një milion eurosh për kërkimet që po kryhen për të gjetur një vaksinë për coronavirusin.

Madonna (Foto: Larry Busacca/Getty Images/Guliver)

Madonna ishte në mesin e 200 artistëve dhe shkencëtarëve që nënshkruan një letër të hapur të mërkurën duke kërkuar ndryshime rrënjësore në të gjithë botën sesa “një kthim në normalitet” pas bllokimeve të coronavirusit.

Krahas yjeve të Hollywoodit si: Cate Blanchett, Jane Fonda dhe Marion Cotillard dhe një sërë fituesve të çmimit Nobel, ajo u përgjërua për t’i dhënë fund konsumatorizmit të pakursyer dhe një “transformimi rrënjësor” të ekonomive për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. /Telegrafi/

Exit mobile version