Këngëtarja e muzikës pop, Madonna, gjatë periudhës së pandemisë ka qenë një prej yjeve më të qasshëm sa i përket aktivitetit të saj.
Por, siç duket gjërat kanë qenë më ndryshe. Ajo tashmë pretendon se gjatë qëndrimit në vetizolim ka kontraktuar virusin COVID-19, shkruan Mirror.
Përmes rrjeteve sociale ajo kishte treguar se kishte fituar antitrupa dhe rezultatet sa i përket pandemisë coronavirus, kanë rezultuar pozitive.
61-vjeçarja duket të mos jetë ndier mirë pas lajmit, kështu shpresonte që të udhëtonte gjatë fundjavës, pasi i duhej ajër i pastër në këtë gjendje aktuale.
Prania e antitrupave do të thotë që një person ka të ngjarë të ketë qenë i ekspozuar ndaj virusit COVID-19 në të kaluarën.
Krijuesja e hitit “Material Girl” kishte shpjeguar po ashtu javën e kaluar se po qëndron e izoluar së bashku me të dashurin e saj 26 vjeçar, dhe madje dukej e lumtur gjatë mbylljes me të. /Telegrafi/