Site icon Telegrafi

Madonna do të paguhet një milion dollarë për një shfaqje në Eurovizion

Madonna (Foto by Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Madonna do të performojë për një milion dollarë në “Eurovision Song Contest” që do të mbahet në Izrael.

Kjo pagesë do të paguhet nga miliarderi Silvan Adams, i cili mori këtë hap pas bisedimeve me korporatën televizive izraelite, ku do të jetë një prej sponsorëve të festivalit evropian të muzikës.

Në vitin 2015, mbretëresha e muzikës Pop u shpall këngëtarja më e komercializuar dhe emri i saj është në librin e të dhënave të Guinness.

Madonna (Foto by Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

“Eurovision 2019” do të mbahet në Tel Aviv nga data 14 deri në 18 maj. Aktualisht, programi është përpiluar dhe pritet që çdo gjë të shkojë në rregull.

Theksojmë se disa shtete duke përfshirë Turqinë do të bojkotojnë këtë ngjarje madhore muzikore evropiane.

Lexo po ashtu Madonna flet për varfërinë: Nuk kisha para të blija fustan, u mësova ta qep vet

Ndryshe, Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. /Telegrafi/

Exit mobile version