Madonna është treguar e egër me njërin nga fansat e saj.
Këngëtarja ishte duke darkuar me vajzën e saj, gjersa një fans i është afruar për të bërë foto, transmeton Telegrafi.
Pasi Madonna ka refuzuar fotografinë, fansi nuk është dorëzuar duke i kërkuar një përfqafim, të cilin nuk e mori.
“Si thua për një shtrëngim duardh në vend të përqafimit”, ka thënë diva e muzikës pop duke e injoruar dëshirat e djaloshit.
Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka një sjellje të tillë kundrejt atyre që e ndëgjojnë me endje./Telegrafi/