Mbretëresha e muzikës pop, e cila bëhet 64 vjeçare më 16 gusht, ka bërë së fundmi një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
“Sapo i mora këto proteza të reja”, tha ajo teksa po fliste për këtë pjesë me prezantuesin e njohur.
47-vjeçari filloi t’i jepte komplimente artistes duke i thënë se janë ‘vërtetë të bukur’.
“Është pothuajse ditëlindja ime, kështu që i bleva vetes një palë proteza”, tha biondja duke zbuluar se i ka dizajnuar vetë.
“Njerëzit kanë një problem me protezat e mia, nuk e di pse”, vazhdoi Madonna, duke thënë se ajo i mban ato për “dekada”.
“Më pëlqen mënyra se si duket – është si një bizhuteri për gojë – dhe unë kam dhëmbë vërtet të shëmtuar”, shpjegoi ajo.
Mbretëresha e popit nuk e kupton pse njerëzit i urrejnë “protezat e saj në gojë”.
Ajo posedon gjithashtu një version krejtësisht të këndshëm me një kryq të vogël me majë të vendosur midis dy dhëmbëve të përparmë, që i kishte vënë në “Met Gala 2017”.
Siç pritej, shumë njerëz reaguan në rrjete sociale duke komentuar intervistën e yllit në Jimmy Fallon.
“O Zot i madh. Jam duke e parë Madonnan në Jimmy Fallon dhe ajo nuk mund të flasë fare. Protezat e pengojnë aftësinë e saj për të folur”, tha një fans në Twitter.
“Është një çmenduri”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/