Gjatë një koncerti në Zelandën e Re, Madonna ka përjetuar një moment emocional duke pranuar para publikut se e ka humbur luftën ligjore me ish-burrin Guy Ritchie në lidhje me kujdestarinë e djalit 15-vjeçar, Rocco.
Mbretëresha e muzikës pop u kishte thënë miqve të saj më herët se e ka humbur luftën në gjykatë, pasi djali kishte thënë se dëshiron të jetojë me babanë.
“Nuk ka dashuri më të madhe se ajo e nënës”, u ka thënë mes tjerash këngëtarja fansave të saj në Auckland ku ka shpërthyer në lot.
Më pas ia ka kushtuar këngën “La Vie en Rose” djalit të saj duke thënë: “Shpresoj që kjo të dëgjohet diku dhe ta dijë se sa më mungon”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hf0ZQSJJXeM