Telegrafi

Madonna shokon fansat gjatë paraqitjes në “The Tonight Show”, papritmas hidhet mbi tavolinën e prezantuesit dhe tregon të brendshmet

Madonna ka shokuar shikuesit e “The Tonight Show” kur u hodh në tavolinën e Jimmy Fallon gjatë një interviste të enjten, 8 tetor.

Këngëtarja, 63 vjeç, u shfaq në emision për të promovuar dokumentarin e saj Madame X, por e la prezantuesin të habitur kur ajo shpejt u ngrit nga vendi i saj dhe t’u shtrirë mbi tavolinën e tij, shkruan DailyMail.

Momenti i sikletshëm filloi kur Jimmy pyeti Madonnën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin dhe kuptonin nga filmi i saj.

Foto: NBC

“Arti është i rëndësishëm në jetën tonë. Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet. Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari, James Baldwin”, u përgjigj artistja.

Foto: NBC

“Ai ishte një burim i madh frymëzimi për shfaqjen, dhe një nga gjërat që citoj pa pushim në shfaqje është se artistët janë këtu për të prishur paqen. Dhe kështu shpresoj se unë kam prishur paqen tuaj jo vetëm këtë pasdite, por paqen e njerëzve ndërsa ata shikojnë shfaqjen. Por e kam fjalën në mënyrën më të mirë”, vazhdoi të thotë këngëtarja.

Dhe papritmas, Madonna u ngrit nga vendi i saj dhe u hodh në tryezën e prezantuesit, ndërsa fustani i shkurtër ia zbuloi të brendshmet.

Foto: NBC

Në një përpjekje për të mbrojtur modestinë e këngëtares, Jimmy kërceu duke bërtitur ‘Jo! Madonna! Ndaloje! Nuk di çfarë të bëj”, para se të hiqte xhaketën e tij dhe ta vendosni atë në këmbët e Madonnës.

Foto: NBC

Kjo nuk e ndaloi yllin e muzikës që të rrotullohej dhe të ngrinte fustanin e saj për të treguar edhe më shumë brendshmet e saj para audiencës.

Foto: NBC

Kjo paraqitje e saj erdhi disa orë pasi Madonna më në fund njoftoi publikimin e dokumentarit të saj ‘Madame X”, duke e shënuar ngjarjen me një seri fotografish të mrekullueshme në Instagram.

Dokumentari “Madame X” bëri debutimin e tij televiziv në MTV në Mbretërinë e Bashkuar të enjten mbrëma, 7 tetor, dhe më pas doli në Paramount+ të nesërmen. /Telegrafi/